Lidhje


Imane "rigjen" vetveten/U akuzua se ishte burrë, e transformuar me ‘make-up’ Imane Khelif i jep fund spekulimeve

Imane Khelif ishte një nga emrat më të përfolur të Lojërave Olimpike të mbajtura në Paris. Boksierja algeriane u vu në qendër të sulmeve, pas akuzave se ajo në fakt ishte mashkull e transformuar në femër dhe që garonte në kategorinë. Duket se tërë ato kritika kanë shërbyer për ta rifreskuar personalitetin femëror të Imanes.

 

Megjithatë, si komiteti olimpik dhe vetë boksierja i hodhën poshtë akuzat. Ajo arriti të realizonte ëndrrën e saj duke fituar medaljen e artë.Ajo madje ka njoftuar se do të ndërrmarë masa ligjore ndaj atyre që e akuzuan, përfshi Elon Musk dhe shrkimtaren JK Rowling.

 

Khelif, tashmë që ka lënë mënjanë dorezat e boksit, është rikthyer e transformuar. Ajo shihet me pamje të re, teksa ka rregulluar flokët dhe ka bërë make-up, si pjesë e një reklame./gazetatema

XS
SM
MD
LG