Postoi "lamtumirën e fundit" pak ditë më parë, ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja e tij.“Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të gjatë, SGE vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja”, thuhet në deklaratën e familjes së ish-trajnerit.Eriksson kishte kancer pankreatik dhe në fillim të vitit zbuloi se kishte vetëm një vit për të jetuar “në rastin më të mirë”.Suedezi u bë trajneri i parë i huaj i ekipit të futbollit të meshkujve të Anglisë në vitin 2001, duke drejtuar të ashtuquajturin “brezi i artë” i lojtarëve duke përfshirë David Beckham, Steven Gerrard, Wayne Rooney dhe Frank Lampard.
Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi një sërë klubesh evropiane të profilit të lartë si Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio.
Eriksson u largua nga roli i Anglisë pas Kupës së Botës në vitin 2006. Më vonë do të merrte dhe drejtimin e Meksikës dhe Bregut të Fildishtë, si dhe klubeve angleze si Manchester City dhe Leicester City.
Për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ai dha dorëheqjen si drejtor sportiv në klubin suedez Karlstad në shkurt 2023.
Pasi shpalli diagnozën e tij me kancer, Eriksson iu plotësua dëshira e tij e përjetshme kur ai drejtoi Liverpool Legends, pasi ata luajtën në një ndeshje bamirësie kundër Ajax në Anfield në mars./EN