Pse vallë!
Poezi nga hoxhë Burhan Fili
************
Pse vallë Xhaminë e Namazgjasë me inat e shikojnë,
të flasin kundër saj vazhdojnë?!
Në nji kohë kur në Tiranën tonë kishat lulëzojnë!
Kisha Katolike anës Lanës,
kisha Ortodokse në mes të Tiranës,
Ministrisë së Mbrojtjes frymën ia ka zënë,
sikur i thotë:
Dua më shumë vend!
Kundër tyre askush nuk doli,
mediat heshtën, askush s’foli…
E cila media atë mund ta bajë…
para tyre rrinë squk, nuk bzajnë…!
E për Xhaminë e Namazgjasë si të tërbum u ngritën,
bërtasin, çirren, jargiten….
Vallë pse ky mllef kundra Xhamisë,
a s’janë besimtarët Muslimanë bijtë e Shqipnisë?
Eh, le të çirren e të hidhen përpjetë,
Muslimanët Shqiptarë këtu janë përjetë!
Për vllaznit e tyre kurrë s’mbajnë mni,
për të gjithë ka vend Nana Shqipni!
Burhan Fili