Lidhje


“Atje nuk të flet njeri me gojë, harron emrin” – Kosta Kamberi tregon për jetën në Amerikë

Aktori i njohur i humorit Kosta Kamberi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Soiree’. Kamberin e kemi njohur vite me parë për barcaletat dhe rolet e tij të bukura në skene. Në bisedë me moderatoren Jonida Shehu, aktori ka folur për largimin e tij nga ekrani shqiptar pasi ajo e pyet se çfare ka ndodhur me të gjithe këto kohe që i ka munguar skenes. 

 

Ai tha me humor se s`ka asgjë të re, se vazhdon me gruan që ka pasur dhe për shkëputjen tha se nuk deshi ai ashtu por ishte politika që i kaloi ata aktorë në plan të dytë që vete të ishte në plan të pare.

 

Ndërsa pyetjes se a e merr malli për programet televizive të asaj kohe ai iu pergjigj ‘absolutisht jo’ pasi tha se koha bën të veten dhe çdo gjë ecen, rinia bën gjëra të tjera.

 

Por ai nuk e mohoi se nuk bën ende humor por preferoi të thoshte se nuk janë në treg pasi kur ia kujtojnë u thotë faleminderit dhe madje edhe per sot vazhdoi ai me humor ‘Faleminderit që na ftove’.

 

Gjithashtu Jonida Shehu e cilësoi atë si një njeri që jeton mes Shqiperisë dhe Amerikës, por aktori edhe pse shkon herë pas here për familjen tha se nuk i pelqen të rri atje.

 

Sipas tij në një vend ku nuk ngop dot shpirtin nuk ke ç`e do mirëqenien në ushqime.

 

“Ti jeton midis Shqipërise dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, e pyeti gazetarja.

 

“Po shkoj ndonjë herë por nuk është se jetoj atje, kam familjen. Nuk është se më pëlqen atje pasi atë që bëj këtu nuk e gjej atje.

 

Atje thonë jo Amerika, jo ngopesh, jo han, jo pin, por unë nuk dua të ngop barkun, une dua të ngop shpirtin, se por nuk ngopa shpirtin nuk kam çfarë e dua ushqimin, kështu që kur vij këtu ngopem me shpirtin, ngopem me njërëzit.  Atje nuk të flet njeri me goje, harron emrin”, u shpreh aktori.

XS
SM
MD
LG