Lidhje


"Baba unë jam bërë musliman": Alexander Litvinenko, spiuni rus që vdiq i helmuar nga Putin

Kanë kaluar 18 vjet (23/11/2006) që kur ish-spiuni rus Alexander Litvinenko vdiq nga helmimi radioaktiv në Londër.  

 

Aleksandri u largua nga Rusia në vitin 2000 dhe kërkoi azil politik në MB. Ai shkroi një libër "Shpërthimi i Rusisë: Terrori nga Brenda", ku përshkruan bombardimet e apartamenteve ruse të vitit 1999 si një operacion të rremë që u drejtua nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse për të justifikuar luftën kundër Çeçenisë dhe për të sjellë Vladimir Putinin në pushtet. 

 

Aleksandri u konvertua në Islam në shtratin e vdekjes. Babai i tij, Walter, tha se djali i tij u konvertua në Islam pak para vdekjes së tij dhe dëshironte të varrosej sipas traditës myslimane.

 

"Ai më tregoi për vendimin e tij dy ditë para se të vdiste. Ai më tha: "Baba, duhet të flas me ty për diçka serioze. Unë jam bërë musliman", tha Walter Litvinenko.

 

 "Ju mund të arrini të mbyllni gojën e një njeriu, por ulërima e protestës nga e gjithë bota, zoti Putin, do të kumbojë në veshët tuaj për pjesën tjetër të jetës".

 

  - Alexander Litvinenko

 

 Në vitin 2021, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) faktoi se Rusia ishte përgjegjës për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos./Doam

 

 #Rusi #Islam #Musliman

XS
SM
MD
LG