Lidhje


Arkitekt Sinani, shqiptari i madh i civilizimit osman, “Mikelanxhelo i Orientit” dhe i përzgjedhuri i katër sulltanëve

Në vulën e Sinanit shkruante: ‘Sinani i vobektë, shërbëtori modest’

 

Sinani është një ndër arkitektët më të famshëm dhe më të admiruar botërisht, dhe pa dyshim arkitekti më i spikatur i një periudhe e cila në historinë evropiane njihet si koha e Renesancës. Sinani jetoi një jetë bukur të gjatë, rreth njëqind vjet, prej 1490 deri më 1588. Ky shekull i jetës së Sinanit koincidon me periudhën më të begatshme dhe më të shkëlqyer të Perandorisë Osmane, e cila atëherë shtrihej përgjatë tri kontinenteve, atij të Azisë, Evropës dhe Afrikës. Qytetërimi Osman atëbotë gëzonte pasuri të pashembullt, energji dhe vetë-besim të pa parë, ambient ky që ndikoi në paraqitjes e një numri të madh të figurave të shquara në art e shkencë, sikurse edhe në politikë dhe administratë, ligj apo teologji.

XS
SM
MD
LG