Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia v.ranë 11 familjarë

E kjo rimorkio mbeti dëshmia e sulmit të 26 gushtit të vitit 1998.
Asllanit iu vranë shtatë fëmijë, bashkëshortja, nëna, si dhe gruaja e vëllait me vajzën e saj gjashtëmuajshe.
“Djali ka qenë 13 vjeç, e çika e vogël, Antigona, vetëm një vjet e ka pasë… Të gjithë kanë qenë në atë fazë me e nisë jetën përpara, por nuk na la Serbia”, shprehet ai.
Por edhe pas kësaj ngjarjeje, Isak Asllani nuk e ndali luftën. Mes dhimbjes dhe krenarisë për atdheun, ai vazhdoi rrugën e tij.
“Nuk e kemi bërë në mend kur kemi shkuar që dikush prej nesh do të shpëtojë. Kemi qenë të përgatitur me u vra, por me u dorëzu kurrë. Kemi vazhduar luftën prapë dhe nuk jemi ndalë. As mendja nuk më ka shku me u dorëzu. Jam martuar prapë pas luftës dhe pas 20 vjetëve i kemi këta dy fëmijë – është zbutë pak çështja”, shprehet ai.
Edhe pse kanë kaluar 27 vite, Asllani thotë se ngjarja është ende e freskët, por ai kërkon që gjaku i dëshmorëve e martirëve të mos mbetet kurrë në harresë./botasot