Lidhje


Princi Andrew përshëndetet me Pallatin Buckingham, ku do të jetojë tani e tutje

Mbreti Charles ka nisur “procedurat formale” për heqjen e titujve dhe nderimeve të princit Andrew dhe ky i fundit është njoftuar për të dorëzuar dhomat e tij në Lozhën Mbretërore. Tani ai do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor.

 

Në deklaratën e Pallatit Buckingham thuhet se shtëpia prej 30 dhomash në Windsor që ai e ndan me ish-gruan, Sarah Ferguson, “deri më sot i ka siguruar mbrojtje ligjore për të vazhduar rezidencën. Njoftimi zyrtar është dërguar për të dorëzuar pronën dhe ai do të vendoset në një banesë alternative private”, thuhet në njoftim.

 

“Këto censura shihen të nevojshme, pavarësisht se ai vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij. Madhëria e tij do që ta bëjë të qartë se mendimet dhe ngushëllimet e tyre kanë qenë dhe janë me viktimat dhe të mbijetuar e çdo lloji abuzimi”, përmbyll njoftimi.

 

Deklarata është mirëpritur nga familja e së ndjerës Virginia Giuffre, e cila e akuzonte princin për sulm seksual, edhe pse ai e ka mohuar vazhdimisht.

 

Sipas Sky News, Andrew do të vendoset në një pronë në Sandrigham në Norfolk që do të financohet privatisht nga mbreti. Gjithashtu mendohet se Charles do të mbështesë financiarisht Andreë, edhe kjo privatisht.

 

Sarah Ferguson, e cila e humbi titullin si Dukesha e Jorkut kur Andrew dorëzoi titujt e tij, do ta sigurojë vetë jetesën. Fëmijët e tyre, princeshat Beatrice dhe Eugenie, do t’i mbajnë titujt sepse janë vajzat e djalit të një sovrani.

 

Andrew vazhdon të përballet me kritika të forta për lidhjen e tij me Jeffrey Epstein dhe akuzat nga një prej viktimave.

 

Virginia Giuffre ka thënë se ai ka abuzuar tri herë me të dhe detajet janë përshkruar edhe më hollësisht në librin e saj që u publikua javën e kaluar.

 

XS
SM
MD
LG