Lidhje


Izraeli bombardon një shkollë të OKB-së në jug të Gazës

Njoftohet se ushtria izraelite ka goditur një shkollë të Kombeve të Bashkuara (OKB) ku gjendeshin të strehuar palestinezë të zhvendosur në jug të Rripit të Gazës dhe nga sulmi janë vrarë dhe plagosur shumë njerëz.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi, thuhet se Izraeli bombardoi Shkollën Muin në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, e cila ishte në kuadër të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), dhe ku ishin strehuar shumë njerëz.

 

Në deklaratë thuhet se nga sulmit izraelit janë vrarë dhe plagosur shumë persona.

XS
SM
MD
LG