Lidhje


Beteja e re në Hagë! Ish-krerët e UÇK-së drejt Apelit për të kundërshtuar dënimet

 

Këtë të premte, më 27 nëntor, skadon afati për njoftimin zyrtar të apelimit të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ekipet mbrojtëse pritet të kundërshtojnë aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

 

Me vendimin e 16 shtatorit, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Pas dorëzimit të njoftimeve për apelim, brenda 21 ditëve pritet të zhvillohet një konferencë për organizimin e procesit, ndërsa palët kanë 60 ditë në dispozicion për paraqitjen e argumenteve.

 

Një trupë prej tre gjyqtarësh do të shqyrtojë çështjen, me kompetencën për të lënë në fuqi, ndryshuar apo rrëzuar aktgjykimin, si dhe për të urdhëruar rigjykimin. Nëse vendimi kundërshtohet vetëm nga mbrojtja, dënimet nuk mund të rëndohen. Palëve u mbetet gjithashtu mundësia e ndjekjes së rrugëve të mëtejshme ligjore pranë Gjykatës Supreme dhe asaj Kushtetuese të Dhomave të Specializuara.

XS
SM
MD
LG