Spanja në prag të kthesës historike! Sánchez rrezikon pushtetin, e djathta ekstreme synon qeverinë
Spanja mbyll sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, 29 nëntor. Kryeministri socialist Pedro Sánchez synon të përmbysë sondazhet, të cilat favorizojnë Partinë Popullore (PP), që mund të marrë pushtetin në koalicion me partinë e së djathtës ekstreme Vox.
Nëse Vox bëhet pjesë e qeverisë, kjo do të shënonte rikthimin e së djathtës ekstreme në pushtetin qendror të Spanjës për herë të parë që nga vdekja e diktatorit Francisco Franco në vitin 1975.
Sánchez paralajmëron regres të të drejtave të qytetarëve në rast të fitores së së djathtës, ndërsa kundërshtari i tij, Alberto Núñez Feijóo, e akuzon kryeministrin për shmangie të përgjegjësive. Brukseli po ndjek me vëmendje garën zgjedhore në ekonominë e katërt më të madhe të eurozonës.