Ushtria izraelite vret edhe një gazetar tjetër, rritet 95 numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori
Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se edhe një tjetër gazetar palestinez u vra në bombardimet izraelite.
Në një deklaratë të bërë nga zyra për median e qeverisë në Gaza, konfirmohet se gazetarja Haneen Al Qashtan humbi jetën si pasojë e bombardimit nga ushtria izraelite të shtëpisë së familjes së saj në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Në deklaratë bëhet e ditur se është rritur në 95 numri i gazetarëve që janë vrarë në sulmet e kryera nga Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.
Në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra e Medias, u theksua se Izraeli i "vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur shpjegimin e Palestinës, për të fshehur të vërtetat dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".
Burimi: AA