Forcat izraelite arrestojnë 30 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite kanë arrestuar 30 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, kanë bërë një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.
"Forcat izraelite që nga mbrëmë kanë arrestuar 30 palestinezë të tjerë, përfshirë ish të burgosur në qytetet Ramallah, Jenin, Ariha (Jericho), Salfit dhe kryesisht në Al-Khalil (Hebron). Të arrestuarit dhe familjarët e tyre janë përballur me goditje dhe kërcënime u janë shkatërruar shtëpitë", thuhet në deklaratë.
Me arrestimet e fundit ka arritur në 4.605 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori e deri më tani.
Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Gazës, që nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve dhe bastisjeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.
Burimi: AA