Lidhje


Kërkesë qeverisë franceze: "Të hetohen krimet e luftës të 4.185 ushtarëve francezë në ushtrinë izraelite"

Thomas Portes, deputet nga partia opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI), i kërkoi qeverisë të shqyrtojë se sa 4.185 ushtarët francezë që kanë shërbyer në ushtrinë izraelite janë të përfshirë në krime lufte në territoret palestineze.

 

Në një deklaratë në “X”, Portes tha se i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, duke kërkuar hapjen e hetimeve ndaj 4.185 ushtarëve francezë që kanë shërbyer në ushtrinë izraelite në Gaza.

 

Duke kërkuar që ushtarët në fjalë të sillen para drejtësisë franceze nëse kanë kryer krime lufte, Portes vuri në dukje se çështjen do ta drejtojë deri te Prokuroria Publike.

 

“Duke marrë parasysh krimet e luftës të kryera nga ushtria izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor, është e papranueshme që qytetarët francezë të marrin pjesë në këto krime”, tha Portes.

 

Portes ndau edhe letrën që i ka dërguar ministrit të Drejtësisë.

 

Duke cituar një hulumtim të kryer nga radio “Europe”, Portes thekson në letër se në Gaza janë 4.185 ushtarë francezë që shërbejnë në ushtrinë izraelite dhe se Franca renditet e dyta pas ShBA-së në këtë renditje.

 

Duke kujtuar se Kombet e Bashkuara (OKB) kanë tërhequr vëmendjen për rrezikun e gjenocidit në rajon përmes shumë raportuesve specialë, Portes vuri në dukje se më shumë se 19 mijë palestinezë kanë vdekur në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.

 

Portes deklaroi se kolonializmi njihet si krim kundër njerëzimit dhe theksoi se nëse qytetarët francezë në fjalë kanë kontribuar në kolonializëm, kjo duhet të hetohet.

 

Ai deklaroi se Franca duhet të shqyrtojë përgjegjësinë e qytetarëve francezë që shërbejnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor, ndërsa i kërkoi ministrit të Drejtësisë Dupond-Moretti që të sjellë para drejtësisë franceze shtetasit francezë, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë, që kanë kryer krime lufte.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG