Lidhje


Jordania dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gaza

Ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Ayman Safadi, është takuar me homologun e tij të Egjiptit, Sameh Shoukry, për të shkëmbyer mendime mbi përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

 

Duke u takuar në kryeqytetin egjiptian Kajro, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë, shefat e diplomacisë së dy vendeve shkëmbyen mendime mbi procesin e vazhdueshëm të koordinimit dhe konsultimit midis dy vendeve për të siguruar një armëpushim.

 

Ata gjithashtu trajtuan mënyra për të ofruar ndihmë “adekuate, urgjente dhe të qëndrueshme” për palestinezët në Gaza.

 

Izraeli ka nisur një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë, duke vrarë të paktën 20.915 palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur rreth 54.920 të tjerë.

 

Sulmi e ka shndërruar Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe me gati 2 milionë njerëz të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

 

Tel Avivi është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe do të sigurojë lirimin e të gjitha pengjeve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit. Disa nga pengjet u kthyen pas një armëpushimi të përkohshëm në muajin nëntor në këmbim të të burgosurve palestinezë.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG