Lidhje


Izraeli ka arrestuar 4.820 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Me arrestimin e 25 palestinezëve tjerë është rritur në 4.820 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar që nga 7 tetori në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

 

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, kanë dhënë deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.

 

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite në orët e mëngjesit kanë arrestuar 25 palestinezë të tjerë në qytetet Nablus, Tulkarm, Jenin, Tubas, Qalqilya, Ramallah dhe Al-Khalil (Hebron).

 

Më tej thuhet se ka arritur në 4.820 numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori e deri më tani kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Gazës.

 

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite gjatë arrestimeve dhe bastisjeve ndaj shtëpive të palestinezëve kanë kryer shkelje të tilla si keqtrajtime, goditje dhe kërcënime ndaj arrestuarve dhe familjarëve të tyre si dhe hapje të zjarrit të drejtpërdrejtë me qëllim vrasjen dhe shkatërrim të shtëpive të palestinezëve.

 

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Gazës, nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG