Që nga 7 tetori Izraeli ka vrarë 308 palestinezë të strehuar në qendrat e OKB-së në Gaza
Friday, 29 December 2023 21:16
Ushtria izraelite ka vrarë 308 palestinezë të cilët ishin strehuar në qendrat e Kombeve të Bashkuara (OKB) në rajon që kur nisi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 7 tetor.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në një deklaratë në platformën X tha se më 25 dhjetor, ushtria izraelite shënjestroi drejtpërdrejt një shkollë të UNRWA-së në kampin e refugjatëve Maghazi në pjesën qendrore të Gazës, duke vrarë 2 palestinezë dhe duke plagosur një.
Thuhet se që nga 7 tetori, 308 persona të cilët ishin strehuar në objektet e UNRWA-së në Gaza u vranë ndërsa 1.095 të tjerë u plagosën.
"Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt", thuhet më tej në deklaratën e UNRWA-së.
Burimi: AA