Lidhje


Izraeli vret të paktën 56 palestinezë gjatë sulmeve në Rripin e Gazës

Të paktën 56 palestinezë humbën jetën si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të një shkolle në të cilin ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në qytetin e Gazës nga pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

 

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet e saj ndaj shtëpive, xhamive dhe shkollave në të cilat janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga pjesë të ndryshme të rripit të Gazës.

 

Bëhet e ditur se trupat e 40 palestinezëve që kanë humbur jetën dhe rreth 100 të plagosur nga sulmet izraelite kanë mbërritur në spitalin Dëshmorët e Aksasë në qytetin Al Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

 

Të paktën 16 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga avionët luftarakë izraelitë të shkollës Lulu Abdulwahhab al-Katımi në të cilën strehoheshin palestinezë të zhvendosur në qytetin e Gazës.

 

Gjithashtu ushtria izraelite shënjestroi me bomba fosfori dhe tymi kampin e refugjatëve Nuseirat, drejtorinë qendrore të arsimit dhe zonën përreth shkollës Khalid Bin Al-Walid në pjesët qendrore të Gazës.

 

Shumë persona humbën jetën dhe u plagosën si pasojë e bombardimit nga ushtria izraelite me obusë ndaj pjesës veriore të kampit të refugjatëve Nuseirat, lindjes së qytetit Rafah në jug të Gazës si dhe shënjestrimit nga ushtria izraelite me avionë luftarakë ndaj kampeve të refugjatëve Nuseirat dhe Bureij si dhe shtëpive në Deri Al-Balah.

 

Forcat izraelite bombarduan gjithashtu edhe xhaminë Dawat dhe shumë shtëpi në rajonin Man në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Gazës.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG