Senatori amerikan i bën thirrje SHBA-së të ndalë ndihmën ushtarake për Izraelin
Senatori amerikan, Bernie Sanders, i bëri thirrje SHBA-së të ndalë mbështetjen e re ushtarake të planifikuar prej 10 miliardë dollarësh për Izraelin, me arsyetimin se ajo "financon luftën e pa moralshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu".
Senatori amerikan për rajonin Vermont, Sanders, duke bërë një deklaratë me shkrim ka vazhduar kritikat e tij ndaj politikave të administratave Biden dhe Netanyahu për Gazën.
Sanders dënoi edhe njëherë sulmet e Hamasit më 7 tetor dhe u shpreh se "Përballë kësaj ne duhet të pranojmë gjithashtu se përgjigja e ushtrisë izraelite ndaj kësaj është goxha disproporcionale, e pamoralshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar".
Duke kundërshtuar paketën shtesë të ndihmës ushtarake prej 10 miliardë dollarësh për Izraelin të cilën SHBA-ja e solli në rendin e ditës së bashku me krizën në Gaza, Sanders komentoi se "Tashmë mjaft! Kongresi duhet të refuzojë sigurimin e këtij fondi. Fondi që SHBA-ja do të sigurojë do të thotë mbështetje të pakushtëzuar ushtarake që qeveria Netanyahu të vazhdojë luftën e pamëshirshme kundrejt popullit të Palestinës".
Sanders edhe më parë ka bërë thirrje që SHBA-ja të ndërpresë ndihmat e saj ushtarake ndaj Izraelit dhe për armëpushim në Gaza, ndërsa ka përgatitur edhe një projektligj për votim në këtë drejtim në Senat, por që projektligji nuk kaloi në rend dite.
Burimi: AA