Lidhje


Macron kritikon Izraelin për përshkallëzimin e tensioneve, veçanërisht në Liban

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikoi Izraelin për "të gjitha llojet e veprimeve përshkallëzuese, veçanërisht në Liban", pas vrasjes së nënkryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Saleh al-Arouri me një dron në Bejrut.

 

Në deklaratën nga Pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi bisedë telefonike me anëtarin e Kabinetit të Luftës të Izraelit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, pasi u vra Al-Arouri, një nga liderët e Hamasit.

 

Macron nënvizoi se është "e rëndësishme që Izraeli të shmang çdo qëndrim përshkallëzues, veçanërisht në Liban". Ai tha se Franca do të bëjë thirrjen e saj për të ulur tensionet "për të gjithë aktorët në rajon, drejtpërdrejt ose tërthorazi".

 

Duke theksuar se ishte "thellësisht i shqetësuar për viktimat civile dhe situatën urgjente humanitare në Gaza", Macron kujtoi "detyrimin e Izraelit për të mbrojtur civilët".

 

Macron potencoi "urgjencën e dërgimit të ndihmës së nevojshme humanitare në Gaza". Presidenti francez tha se duhen bërë përpjekje për "vendosjen e armëpushimit të përhershëm me ndihmën e partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë".

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG