Lidhje


Holanda dënon deklaratat e ministrave izraelitë lidhur me "migrimin e palestinezëve nga Gaza"

Holanda ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich të cilët kërkojnë "migrim vullnetar të palestinezëve nga Rripi i Gazës".

 

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Holandës thuhet: "Deklaratat e fundit të ministrave izraelitë Smotrich dhe Ben-Gvir lidhur me zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza janë të papërgjegjshme".

 

"Qeveria e Holandës mbështet zgjidhjen me dy shtete. Holanda refuzon thirrjet për migrim të palestinezëve nga Gaza ose reduktimin e territorit palestinez", theksohet më tej.

 

Holanda dënon sulmet në Iran

 

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme holandeze dënohen sulmet terroriste në qytetin Kerman të Iranit.

 

"Holanda dënon ashpër sulmet në qytetin Kerman të Iranit. Numri i madh i viktimave dhe të plagosjeve në Iran shkakton trishtim të thellë. Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre", thuhet në deklaratë.

 

Sipas të dhënave paraprake, 95 persona humbën jetën në dy shpërthimet në afërsi të varrit të Qassem Soleimanit në rajonin Kerman të Iranit.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG