Lidhje


Qeveria palestineze: Izraeli kreu gjashtë masakra në tre ditë në zonat që i përcaktoi si "të sigurta"

Zyra e mediave e qeverisë palestineze në Gaza tha se ushtria izraelite kreu gjashtë masakra brenda tre ditëve duke i shtyrë me forcë njerëzit në zonat që pretendohej se ishin "të sigurta" në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, dhe më pas i bombarduan ato zona duke rezultuar në vdekjen e 31 personave.

 

"Lufta gjenocidale kundër civilëve, fëmijëve dhe grave në Rripin e Gazës do të mbetet një njollë për njerëzimin dhe gjithë botën që dëshmoi këto krime dhe mbeti joaktive për t'i dhënë fund kësaj lufte të pamoralshme të gjenocidit", thuhet në deklaratën e qeverisë.

 

Zyra i kërkoi komunitetit ndërkombëtar "t'i japë fund luftës gjithëpërfshirëse gjenocidale nga ushtria pushtuese izraelite në enklavën palestineze".

 

Ushtria izraelite lëshon fletushka, duke u bërë thirrje njerëzve të evakuohen në të ashtuquajturat zona "të sigurta".

 

Izraeli ka nisur sulme shkatërruese ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

 

Të paktën 22.313 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 57.296 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

 

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, ku 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë banorë janë zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG