Lidhje


Turqia arreston zyrtarisht 15 persona me akuzën e spiunimit për llogari të Mosadit Izraelit.

Të dyshuarit akuzohen për planifikimin e rrëmbimeve dhe spiunimit në Turqi në emër të shërbimit të fuqishëm dhe famëkeq të inteligjencës izraelite Mosad.  

 

 

Tetë të dyshuar, cituan burimet e agjensive mediatike, iu dorëzuan gjithashtu departamentit provincial të emigrimit për dëbim.

 

 

Një gjykatë turke ka vendosur të arrestojë zyrtarisht 15 persona dhe të dëbojë tetë të tjerë të dyshuar se janë të lidhur me shërbimin famëkeq të inteligjencës izraelite Mossad dhe se synojnë palestinezët që jetojnë në Turqi, sipas Anadolu Agency dhe transmetuesit shtetëror TRT Haber.

 

Të dyshuarit, të cilët janë mbajtur gjatë operacioneve të njëkohshme në tetë provinca dhe deklaratat e të cilëve janë marrë nga policia gjatë katër ditëve të fundit, janë paraqitur në gjykatë pas kontrollit shëndetësor, njoftoi AA të premten.

 

 

Arrestimet u kryen pas një hetimi nga Byroja e Hetimit të Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara të prokurorisë së Stambollit, me fokus spiunazhin ndërkombëtar.

 

 

Nga të dyshuarit, 26 janë referuar në detyrën e Magjistraturës me kërkesën e arrestimit për “spiunazh politik apo ushtarak”. Zyra e gjyqtarit pranoi kërkesën për 15 të dyshuar, ndërsa të tjerët dërgoi në mbajtje.

 

 

Tetë të dyshuar të tjerë u dorëzuan gjithashtu në departamentin provincial të imigracionit për dëbim.

 

 

Autoritetet turke, duke përfshirë inteligjencën, policinë dhe njësitë kundër terrorizmit, i kishin arrestuar të dyshuarit për rolin e tyre në aktivitete të tilla si zbulimi, vëzhgimi, sulmi dhe rrëmbimi në emër të Mosadit, në fillimin e kësaj jave.

 

Bastisjet e njëkohshme në 57 adresa, tetë provinca  rezultuan në kapjen e tyre.Gjatë kontrolleve janë konfiskuar edhe një sasi e madhe valutore, armë pa leje dhe materiale dixhitale.

 

 

TRT Haber tha se zyrtarët e Mossad, të cilët kontaktuan të dyshuarit në mediat sociale, kishin akses në informacionin e disa njerëzve.

 

 Turqia e ka kritikuar ashpër Izraelin për bombardimet e tij pa diferencim të Gazës dhe gjakderdhjen e vazhdueshme të shkaktuar gjatë këtyre tre muajve të fundit.

 

Autoritetet turke kanë paralajmëruar gjithashtu Izraelin për "pasoja të rënda" nëse përpiqet të shënjestrojë anëtarët e Hamasit jashtë territoreve palestineze, duke përfshirë Turqinë. Turqia, si shumë vende, e sheh Hamasin si një grup rezistence.

 

 

XS
SM
MD
LG