Lidhje


Jeremy Corbyn, ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, i bashkohet çështjes së gjenocidit kundër Izraelit

Jeremy Corbyn do t'i bashkohet një delegacioni qeveritar të Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë për sa i përket çështjes së gjenocidit, padi e ngritur nga vendi Afrikan kundër Izraelit. Ish-udhëheqësi i laburistëve do të jetë një prej "figurave të larta nga partitë politike progresive dhe lëvizjet anembanë globit" që do t'i bashkohen delegacionit, tha Pretoria (zyra administrative e shtetit Afrikan,).

 

 

Këtë javë, ICJ, organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, do të dëgjojë çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për gjenocid në luftën e Gazës dhe kërkon një pezullim urgjent të fushatës së tij ushtarake.

 

 

Në një dosje prej 84 faqesh, Afrika e Jugut argumenton se duke vrarë palestinezët në Gaza, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda mendore dhe trupore dhe duke krijuar kushte "të përllogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik", Izraeli po kryen gjenocid.

 

 

Isaac Herzog, presidenti i Izraelit, e ka quajtur rastin e GJND-së "mizor dhe absurd" dhe ushtria izraelite ka thënë se bën përpjekjet maksimale për të shmangur viktimat civile.

 

 

Asnjë mbështetës tjetër i kësaj iniciative nuk përmendet.


Seancat dëgjimore do të zhvillohen këtë të enjte dhe të premte, kur Afrika e Jugut dhe Izraeli do të kenë dy orë të posaçme në ditë për të paraqitur argumentin e tyre pro ose kundër masave emergjente.

 

 

Delegacioni i zyrtarëve dhe diplomatëve të Afrikës së Jugut do të drejtohet nga Ronald Lamola, ministri i drejtësisë i vendit. Përtej zotit Corbyn, qeveria e Afrikës së Jugut nuk përmendi asnjë nga figurat e tjera politike në mbarë botën që tha se do t'i bashkoheshin delegacionit.

 

 

Në fillim të kësaj jave, Corbyn i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të mbështesë rastin e Afrikës së Jugut. Ai tha: “A nuk mundet qeveria të kuptojë zemërimin e mbarë botës, kur shikon gjithë këtë në kohë reale si dhe faktin se kaq shumë njerëz janë të kënaqur që qeveria e Afrikës së Jugut ka marrë iniciativën e padisë së paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ë mënyrë që ti kërkojë llogari Izraelit për vdekjen e kaq shumë njerëzve krejtësisht të pafajshëm në Gaza?”

 

 

Andrew Mitchell, ministri i zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, ka kritikuar rastin e Afrikës së Jugut, duke thënë se përdorimi i termave "inflamator" (nxitës) siç është gjenocidi është tërësisht "i padobishëm".

 

 

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur rastin “të pamerituar, kundërproduktiv dhe plotësisht pa asnjë bazë apo fakt”.

XS
SM
MD
LG