Lidhje


Dje filloi seanca në GJND lidhur me padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocid

Dje në Hagë filloi seanca dëgjimore publike lidhur me padinë për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), raporton Anadolu. Në ditën e parë të gjyqit, Afrika e Jugut do të paraqesë prova të forta në padinë që ngriti më 29 dhjetor, duke akuzuar Izraelin për gjenocid dhe shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocidin me veprimet e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

 

 

Pala afrikano-jugore do të kërkojë urdhër nga gjykata më e lartë e OKB-së për ndalimin e sulmeve ushtarake të Izraelit në Gaza, të cilat po vazhdojnë për më shumë se tre muaj, ndërsa numri i të vrarëve është rritur në mbi 23.300.

 

Dokumenti prej 84 faqesh i Afrikës së Jugut e akuzon Izraelin për veprime dhe lëshime që përbëjnë "karakter gjenocidal, pasi ato janë kryer me qëllimin të caktuar specifik, për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez".

 

Padia thekson se aktet gjenocidale të Izraelit përfshijnë vrasjen e palestinezëve, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe mendore, dëbimin masiv nga shtëpitë dhe zhvendosjen, vendosjen e masave që synojnë të parandalojnë lindjet palestineze dhe privimin nga qasja në ushqimin e duhur, ujin, strehimin, kanalizimet dhe ndihmën mjekësore.

 

Delegacioni i Afrikës së Jugut do të udhëhiqet nga ministri i Drejtësisë, Ronald Lamola dhe do t'i bashkohen figura të larta politike nga partitë dhe lëvizjet politike progresive anembanë globit.

 

Seanca dëgjimore e së enjtes do të zgjasë të paktën dy orë dhe do të pasohet nga argumentet e Izraelit në mbrojtjen e tij të nesërmen.

 

Nga > Anadolu Agency

XS
SM
MD
LG