A është Peruja vend më demokratik sesa ky i yni? /“Kemi pasur marrëdhënie të shkurtër”, i doli audiopërgjimi me një 25-vjeçare ku i premtonte punë në ministri, dorëhiqet kryeministri

Peruja është përfshirë nga një skandal. Kryeministri i Perusë, Alberto Otárola është dorëhequr, pas publikimit të një audiopërgjimi, ku dëgjohej teksa i shprehte dashurinë një 25-vjeçareje dhe i premtonte asaj një punë në ministri. Skandali u përshkallëzua javën e kaluar kur një media peruane transmetoi audio të bisedave mes të dyve. 57-vjeçari Otarola ka mohuar akuzat, ndërsa ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjes. Sipas programit Panorama, i cili transmetoi për herë të parë audiot gjatë fundjavës, gruaja me të cilën dëgjohet duke folur Otarola është 25 vjeçarja Yazire Pinedo.