Monday, 24 February 2025 18:33
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia.
“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.
Read more ...
Sunday, 23 February 2025 13:01
Nasrallah u vra nga Izraeli pesë muaj më parë dhe funerali i tij publik u vonua për arsye sigurie. Dhjetëra mijëra njerëz në Liban do t'i bëjnë nderimet e fundit liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm izraelit në periferitë jugore të kryeqytetit, Bejrut, shtatorin e kaluar.
Funerali publik, i vonuar për arsye sigurie, është planifikuar për në orën 13:00 (11:00 GMT) të dielën në stadiumin Camille Chamoun Sports City të Bejrutit, i cili ka një kapacitet prej rreth 50,000 personash. Organizatorët e Hezbollahut kanë instaluar mijëra vende shtesë në fushë dhe shumë të tjera jashtë, ku të pranishmit do të mund të ndjekin ceremoninë gjigante në ekran.
Read more ...