Lidhje


“Ukraina në BE, por jo në NATO”- Kremlini: Putin i gatshëm të takohet me Zelenskyn

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëse është e nevojshme. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin ka shprehur gatishmërinë për të negociuar me Zelenskyn, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të diskutohet duke marrë parasysh legjitimitetin e presidentit ukrainas, i cili është vënë në dyshim nga Moska.

 

“Vetë Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelenskyn nëse ishte e nevojshme. Por baza ligjore e marrëveshjeve ka nevojë për diskutim, duke pasur parasysh realitetin që legjitimiteti i Zelensky mund të vihet në dyshim,” tha Peskov.

Read more ...


Zelenskyy: Ukraina nuk do ti njohë bisedimet Rusi-SHBA në Arabinë Saudite

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Kievi as nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA të planifikuara për nesër në Arabinë Saudite, e as nuk do të njohë ndonjë rezultat në lidhje me Ukrainën.

 

Duke folur me gazetarët ukrainas në Abu Dhabi në një konferencë për media përmes video-lidhjes, Zelenskyy deklaroi se Kievi nuk ishte informuar për takimin.

Read more ...


I.zraeli merr dorëzimin e b.ombave të rënda pas heqjes së ndalimit nga SHBA

Izraeli mori një dërgesë me bomba ajrore të rënda MK-84 të prodhuara nga SHBA, secila me peshë rreth 907 kilogramë, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump hoqi një ndalim për furnizimin e tyre, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes në një deklaratë.

 

“Një anije që mbante municione të rënda MK-84 u ankorua dhe u shkarkua në portin Ashdod. Municionet u ngarkuan në dhjetëra kamionë dhe u transportuan në bazat e Forcave Ajrore izraelite,” thuhet në deklaratë.

Read more ...


Zelenskyy nxjerr shifrat: Në luftë kanë humbur jetën mbi 46 mijë ushtarë ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se deri më sot në luftën Rusi-Ukrainë kanë humbur jetën mbi 46 mijë ushtarë ukrainas dhe se territoret e pushtuara nuk do t'i pranojnë kurrë si territor rus.

 

Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, në një intervistë për NBC News me qendër në SHBA, Zelenskyy tha se "Kanë humbur jetën më shumë se 46 mijë ushtarë ukrainas ndërsa janë plagosur rreth 380 mijë ushtarë ukrainas".

Read more ...


Forcat ruse sulmojnë termocentralin në jug të Ukrainës, 100 mijë banorë mbeten pa ngrohje

Sulmi la të paktën 100,000 njerëz pa nxehtësi pasi temperaturat ranë nën zero, sipas zyrtarëve ukrainas. “Goditja nuk kishte të bënte me luftimet dhe situatën në front, por tregon edhe një herë se rusët po luftojnë kundër popullit tonë dhe kundër jetës në Ukrainë. Kjo nuk është diçka që bëjnë ata që me të vërtetë duan të rivendoset paqja dhe që po përgatiten për bisedime.”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në aplikacionin Telegram.

 

Më herët, kryeministri Denis Shmyhal tha se sulmi ndaj termocentralit është kryer qëllimisht për të lënë botën pa ngrohje në temperatura nën zero dhe për të shkaktuar një katastrofë humanitare.

Read more ...

XS
SM
MD
LG