Austri, dy policë pezullohen nga puna për shpërndarjen e propagandës n"aziste
Dy oficerë policie në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, janë pezulluar nga detyra për shpërndarjen e përmbajtjeve naziste dhe antisemite përmes aplikacioneve të mesazheve, transmeton Anadolu.
Gjatë një kontrolli në celularin e një personi muajin e kaluar, u zbuluan postime naziste dhe antisemite dhe numri i telefonit i përkiste një oficeri policie, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Vjenës.