Palestinezi Muhammed Filne i cili kaloi 34 vjet në burgjet i.zraelite, shpjegon t.orturat që kanë përjetuar
Muhammed Filne, i cili kaloi 34 vjet në burgjet izraelite tha se të burgosurit palestinezë janë torturuar dhe se para lirimit të tyre, ushtarët i tërhoqën zvarrë të burgosurit në tokë me duar dhe këmbë të lidhura me pranga, me sy të lidhur dhe se kokat tyre u përplasën pas mureve.
Filne, një nga 110 palestinezët e liruar në raundin e tretë të shkëmbimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, foli për gazetarin e Agjencisë Anadolu (AA).Palestinezi Filne nga qyteza Safa e qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, shpjegoi se u dëbua nga Ramallahu në Rripin e Gazës. Duke vënë në dukje se ata kaluan ditë plot me tortura në burg, Filne shpjegoi kushtet e këqija në burg dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që përjetoi përpara lirimit të tij.