Lidhje


SHBA, agjentët kufitar arrestojnë 308 emigrantë në ditën e parë të Trumpit në detyrë

Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) kanë arrestuar 308 emigrantë të paligjshëm në ditën e parë të administratës së presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

 

Siç raporton ‘New York Post’, zyrtari policor i emigracionit, Tom Homan, njoftoi se midis të arrestuarve janë individë të akuzuar për krime të tilla si vrasje dhe përdhunimi i fëmijëve.

Read more ...


Itali, protesta për gjestin e Elon Musk - Studentët mesazh nga vendi ku u var “Duçja”

Miliarderi Elon Musk ka shkaktuar një zemërim ndërkombëtar për gjestin e kryer gjatë fjalimit të inagurimit të Trump, ku përshëndeti të pranishmit në sallë dhe falenderoi mbështetësit me një ngritje të dorës, e cila u interpretua nga ekspertët si një përshëndetje naziste. Ky incident ka ngritur shqetësime për lidhjet e Musk me partitë e ekstremit të djathtë dhe ka shkaktuar zemërim dhe protesta në Itali.

 

Studentët në Milano, pjesë e një grupimi të majtë me ideologji komuniste, të njohur si “Cambiare Rotta”, i kanë dalë kundër qëndrimeve të Musk, duke organizuar një tubim në Piazzale Loreto, vendin ku Benito Mussolini u var në vitin 1945.

Read more ...


'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Trump tha se agjencia globale e shëndetit kishte shfrytëzuar pandeminë e COVID-19-ës si dhe kriza të tjera globale shëndetësore.  Po ashtu sipas Trump OBSH-ja kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur për shkak të "ndikimit politik të papërshtatshëm të vendeve anëtare".

 

Më tej ai shtoi se organizata ka kërkuar "fonde të padrejta e të mëdha" nga SHBA-të, që ishin në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera të mëdha, si Kina.

Read more ...


Papa Françesku: Dy popuj, dy shtete! Kjo është zgjidhja e vetme për paqen në Lindjen e Mesme

Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme që stabilizon Lindjen e Mesme është krijimi i shtetit të Palestinës."Mendoj se është zgjidhja e vetme .. me dy popuj dhe dy shtete … si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën.”, tha ai. Ai pohoi se paqja kërkon guxim nga të gjithë aktorët.

 

“Disa janë të gatshëm, të tjerët jo. Ne duhet të bindim ata me një retorikë të butë. Paqja është gjithmonë më e lartë se lufta. Për të bërë paqe, shumë herë humbet diçka, por fiton më shumë. Paqja kërkon guxim”, deklaroi Papa

Read more ...


Trump i thotë Netanyahut “thjesht vazhdo të bësh atë që duhet të bësh”

Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisë së mirë”.

 

Vetëm dy ditë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme me NBC News në një intervistë ekskluzive me Kristen Welker të shtunën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG