T"merrohen banorët, I"zraeli rr"afshon ndërtesën në Bejrut. SHBA paraqet projekt për a"rmëpushim
Banorët e Libanit kanë tmerruar nga sulmi i fundit i Izraelit, i cili la 12 viktima dhe disa të plagosur. Sulmi goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh, në Libanin Lindor. Në mesin e viktimave, raporton mbrojtja civile libaneze e cituar nga Al Jazeera, ka 5 punonjës të shëndetësisë. Izraeli bëri publik urdhrin e evakuimit një urdhër evakuimi të detyrueshëm për banorët. Turmat e njerëzve u mblodhën menjëherë në vendngjarje.
Izraeli këtë javë ka rritur sulmet ajrore kundër periferive jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu - një përshkallëzim që ka përkuar me në kontaktet diplomatike të udhëhequra nga SHBA për ti dhënë fund konfliktit.