U.shtria i.zraelite sh.ënjestron "infrastrukturën u.shtarake të H.ezbollahut pranë kufirit Siri-Liban në mes të a.rmëpushimit
Ushtria izraelite ka pretenduar se kreu sulme ajrore duke vënë në shënjestër një "infrastrukturë ushtarake të përdorur nga grupi libanez Hezbollah për transferimin e armëve" pranë pikave kufitare midis Sirisë dhe Libanit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se forcat izraelite "goditën infrastrukturën ushtarake në Siri pranë pikave kufitare midis Sirisë dhe Libanit, të cilat u përdorën në mënyrë aktive nga Hezbollahu për të transportuar armë".