KS-OKB thirrje anëtarëve për distancim nga veprimet që minojnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u bëri thirrje të gjithë anëtarëve për "distancim nga veprimet që do të minojnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm", transmeton Anadolu. Përfaqësuesja e përhershme e Zvicrës në OKB, Pascale Baeriswyl dha deklaratë në emër të 15 anëtarëve pas sesionit me dyer të mbyllura të KS-OKB-së.
Deklarata e Baeriswyl erdhi pasi Izraeli e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres "persona non grata", megjithëse ajo nuk e përmendi Izraelin.