Lidhje


Erdogan drejt një kandidimi të ri në 2028! Koalicioni qeverisës arrin konsensusin

 

Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, ka konfirmuar se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të zhvillohen në vitin 2028, duke lënë të hapur mundësinë e mbajtjes së tyre një ose dy muaj përpara afatit të planifikuar në maj.

 

Yilmaz bëri të ditur gjithashtu se brenda aleancës qeverisëse është arritur tashmë konsensusi për rikandidimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

 

“Tashmë ekziston një konsensus brenda aleancës që Erdogan duhet të jetë përsëri kandidat”, deklaroi zëvendëspresidenti turk.

 

Deklarata konfirmon vullnetin politik të koalicionit qeverisës për një kandidaturë të re të Erdoganit, ndërsa data përfundimtare e zgjedhjeve dhe procedura juridike e rikandidimit mbeten për t'u përcaktuar.

XS
SM
MD
LG