Kurban Bajrami/ Besimtarët falin Namazin në sheshet kryesore të qyteteve
Sunday, 16 June 2024 21:47
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin.Për të kryer faljen e Namazit në këtë ditë të shenjtë për ta, besimtarët janë mbledhur herët në mëngjes në sheshet kryesore të qyteteve në të gjithë vendin.Ndërkohë, pas faljes, familjet myslimane zhvilluan ceremoninë e therjes së kurbaneve, duke shpërndarë më pas mishin për familjarët dhe familjet e varfra. Edhe dreka e sotme, do t’i gjejë besimtarët në tryezë, me urimet për më shumë begati.
/Oranews.tv