Si i fundosi deputet-shkrimtari Ismail Kadare, Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin
Në vitin 1973, shkrimtari Ismail Kadare asokohe si komunist i devotshëm dhe deputet i Partisë së Punës, bëri linçimin publik të mikut të tij Todi Lubonja dhe Fadil Pacramit, nëpërmjet shkrimit të një artikulli në gazetat e kohës me titullin “Realizmi Socialist-arti i madh i revolucionit”. Me këtë linçim Kadare dëshmoi devotshtmerine e tij ndaj diktaturës komuniste, dëshmoi se ai mund të tradhetonte edhe shoket e tij te afert, por jo partine dhe “luftën e klasave në terrenin e letersise”, siç shprehet ai vetë.
Gjithashtu ai me distancimin dhe linçimin shtroi rrugën për arrestimin e mikut te tij, (Todi Lubonjës) pas një kohe te shkurter.
Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami u arrestuan dhe u denuan respektivisht me nga 15 dhe 25 vjet burgim politik në vitin 1975. Ata u akuzuan dhe dënuan si përgjegjesit e organizmit të Festivalit të 11 të Kenges, i cili u quajt festival me fryme liberale që imitonte shfaqjet e huaja evropiane. Deri ne atë kohë Todi Lubonja ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar kurse Fadil Pacrami, Minister i Edukimit dhe Arsimit dhe kryetar i parlamentit.
Me poshtë janë pjesë nga shkrimi i Kadaresë në gazetat e kohës:
“…Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Pacrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashke me Todi Lubonjen ishin kundershtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona…”
“…Djathtizmi i Todi Lubonjes e i Fadil Pacramit. kozmopolizmi urrejtja per folklorin dhe anti-shaiptarizmi i tyre treguan edhe nje herë se lufta e klasave në terrenin e letersise dhe te arteve është e gjallë dhe do te jetë e tillë për një kohë shumë te gjatë…”/TPZ.al