Rama:“Vrasjet e të pafajshmëve janë shumë të rralla!”
Thursday, 05 December 2024 19:12
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt dhe se rastet e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla. Ai theksoi se ngjarje të tilla, edhe pse tronditëse, shpesh amplifikohen për të krijuar ndjenjën e pasigurisë në publik. “Vrasjet e njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla dhe ky është një fakt. Shqipëria nuk e ka një problem sigurie. Problemi i sigurisë është më i dukshëm në kryeqytetet e vendeve të mëdha, ku njerëzit shpesh nuk ndihen të sigurt as për sendet e tyre personale,” tha Rama.
Lidhur me rastet e vrasjeve mes personave që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, KM u shpreh: “Për ata kam thënë dhe e them: kokat të hanë.”
NDËRKOHË, në pak kohë, kemi këto viktima të pafajshme:
1. Myzerim Zeneli
2. Mimoza Paja
3. Erion Çela
4. Gledio Muka
5. Marsel Çela
6. Enea Themollari
7. Flutra Basha
Të gjithë personat e mësipërm, sot nuk jetojnë më, si pasojë e plumbave të krimit!/joq