Mashtruesja e radhës?/ Ndodh në Tiranë, fallxhorja hap “mbarësi për punë të pista”

Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një fallxhore e quajtur Mirela. Mirela punon vetëm ditën e diel kur njerëzit presin në radhë për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe halleve të tyre. Emisioni “Stop” në Tv Klan bisedon me disa banorë të zonës dhe klientë të rregullt të fallxhores, të cilët thonë se Mirela është nga Hotolishti i Përrenjasit dhe ka disa kohë që ushtron aktivitetin në këtë zonë.
Brenda një kontejneri të përshtatur, ajo pret e përcjell deri në 80-të veta në ditë. Ka qytetarë që shkojnë që të premten për të shënuar emrin në listë, madje edhe në orët e vona të natës. Me këtë fluks pune, Mirela bën një xhiro të konsiderueshme parash, deri në 800 mijë apo 1 milionë lekë në ditë.
Stop: Si kaluat?
Banori: Mirë!
Stop: Ku është një grua këtu, që shikon kështu gjëra?
Banori: E ke te “tresku” në fund.
Banori 1 – E di, ku është ajo shtëpia e bardhë, që duket, duket deri këtu. Ka njerëz të tjerë, plot ke. Duhet të shkruash emrin 2-3 ditë përpara. Si i ka bërë ato, i ka bërë shtëpitë, di unë nga ka pasur, se ka qenë, rri jeton në “Sauk” ajo. Tani do të shkëputet nga andej, të vijë këtu se e ka rregulluar tani, e ka bërë shtëpi. Ajo ka leverdi, t’i hedhë aty, se nuk shkon sa këndej-andej. Tokën e ka blerë lirë tasni ajo, ia ka dhënë njëri, një miku i vet. Si fillim, ajo pak pati, pastaj, pastaj u shtuan.
Qytetarja: Ka paur raste kanë qenë edhe 60 e ca.
Stop: Ashtu hë? Po vetëm të dielën punon kjo?
Qytetarja: Vetëm të dielën, po vijnë njerëzit, me sa kam dëgjuar unë, vijnë që në 2 të natës që shkruajnë emrat.
Stop: Do më presësh aty…! Ti mbarove punë?
Qytetari: Po! Kjo është më e mira për mua, kjo është më e mira, se unë kam vajtur nëpër vende të tjera, po janë thjesht për lekë. Aq i lashë edhe unë, 10-të (10 mijë lekë të vjetra).
Stop: Nga është kjo?
Qytetari: Nga prindërit e vet është nga Hotolishti i Prrenjasit.
Stop: Po kishte shumë njerëz aty, mo burrë.
Qytetari: Po kishte, kishte…
Stop: Ashtu bëhet çdo të diel?
Qytetari: Ka pasur deri në 80 veta për beharin, korrik-gusht. 80-të veta për një ditë, ditë të diele. Ishte lista atje. 80-të veta sikur nga 10-të për person, e pakta 10-të për person, mund të kenë hedhur, se me 5 nuk shkon njeri. Atje mund të hedhin dhe 50 euro, mund të hedhin dhe 20 euro, nga një 10-tshe ta zëmë.
Stop: 800 mijë lekë!
Qytetari: 800 deri në 1 milionë.