Lidhje


Dyshohet se “Rrumi” i Shijakut futi para të falsifikuara në bankat e vendit

Një hetim i fundit hedh dyshime se grupi i lidhur me “Rrumin” e Shijakut nuk është kufizuar vetëm te prodhimi dhe shpërndarja e parave false, por ka tentuar t’i fusë këto shuma edhe në sistemin bankar. Sipas materialeve të dosjes hetimore, anëtarë të grupit — përfshirë Lahon dhe vëllanë e tij — kanë falsifikuar sasi të konsiderueshme parash dhe kanë diskutuar mënyra për t’i “legalizuar”.

 

Në biseda të sekuestruara nga hetuesit, një prej të akuzuarve tregon për planet:

 

“Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…” — shkruan Rrumi, teksa diskuton edhe për gjetjen e funksionarëve që të ndihmojnë në operacion.

 

Në komunikimet e paraqitura në dosje, evidentohen edhe biseda mes anëtarëve të grupit për “praktikën” se si mund të veprohet dhe sugjerime për gjetjen e “drejtorëve” që mund të lehtësojnë transferimin:

 

Vullneti: “Po do 20%, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?” Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…”

 

Hetuesit po analizojnë nëse paratë e falsifikuara janë futur realisht në llogari bankare dhe nëse ka bashkëpunim të brendshëm në institucionet financiare. Deri tani, burimet zyrtare nuk kanë dhënë konfirmime për pasqyrimin e këtyre shuma në sisteme bankare, ndërsa prokuroria vazhdon mbledhjen e provave dhe verifikimin e komunikimeve.

 

Çështja ngre shqetësime për tregun financiar dhe nevojën e kontrollit më të rreptë të sistemeve të verifikimit të transferimeve në vlera të mëdha. Hetimet pritet të zbulojnë nëse kemi të bëjmë me një skemë të organizuar për t’i “pastuar” paratë e falsifikuara përmes rrugëve bankare, apo vetëm me diskutime dhe tentativa që nuk u realizuan.

XS
SM
MD
LG