Lidhje


Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të aksidentuarat femra

Aksidentet rrugore që ndodhën në dhjetor janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, teksa pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga të rinjtë. Sipas të dhënave të INSTAT, Në muajin Dhjetor 2023 numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhën në dhjetor 2022, me një rritje prej 49.5%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 200 persona në muajin Dhjetor 2023. Në të njëjtën periudhë të në viti më parë numri ti të aksidentuarve ishte 90 persona.

Read more ...


Del nga autobusi për të blerë ujë, 10 qen rruge i sulen dhe i hypin për sipër, gruaja përfundon në spital

Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kishte shkuar nga Cërriku në Durrës, të festonte ditëlindjen e të vëllait. Pas ceremonisë, niset me të shoqin dhe djalin drejt autobusit të linjës.Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë, por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës. Pas ekzaminimeve me grafi dhe skaner, mjekët i thonë, që kishte pësuar thyerje të vertebrës së shtyllës kurrizore L2. Flutura tani është vënë në një pajisje dhe për pak i ka shpëtuar paralizës.

Read more ...


“Jo me dorë, mos prek”/ Përplasje mes demokrateve të rithemelimit dhe atyre të "vulës"

Deputetet e opozitës në Komisionin e Edukimit, konkretisht ata të Rithemelimit dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën janë përplasur ashpër me njëri tjetrin.Gazment Bardhi i ka kërkuar Flutura Açkës që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.“Jo me dorë, mos më prek” , dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.

Read more ...


Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari ‘ëndrrën e vjetër’ për censurimin e medias

Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok, të cilën viktima e kishte denoncuar pa gjetur zgjidhje në polici. Por hetimi mori një rrjedhë tjetër katër ditë më vonë, kur policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin e nënës së katër fëmijëve me akuzën e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe kërcënimet ndaj saj.

Read more ...


Grabitën disa ATM në Tiranë, në kërkim 3 rumunë. Si funksiononte skema e tyre

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goldish Axe”. Këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.

Read more ...

XS
SM
MD
LG