Ilir Meta: Do shtojmë popullsinë, kam plan që ta çoj 4 milionë numrin e shqiptarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se “kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të mbretërojë përgjithmonë”.Sipas tij, projekti i Partisë të Lirisë për “mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044” është i pakthyeshëm dhe i sigurt.
Meta shkruan se Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias. “Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me “Dvoranët” e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur.