Shteti në këmbë për zgjedhjet e 2025: Rama rikthen "stekat e vjetra" të PS-së / Veliaj "degëdiset" në Kavajë

Më të rinjtë kanë nisur bisedat e Shën Valentinit këtë periudhë. Për fermerët është ajo pjesë e stinës kur plehërohet toka. Opozitarët janë në protestë. Ndërsa Edi Rama ka nisur punën për mandatin e katërt.Sipas një dokumenti të brendshëm të Partisë Socialiste dhe të siguruar nga Lapsi.al ministrave të qeverisë, zv-ministrave, deputetëve, kryetarit të bashkisë, drejtorëve dhe drejtuesve të institucioneve kryesore në Tiranë u janë caktuar tashmë zonat për të punuar për zgjedhjet e 2025.