Lidhje


Manja: Pse urdhërova vendosjen në regjimin 41 bis të Sokol Mjacajt

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku mbeti viktimë një i dënuar, Arben Lleshi, teksa një tjetër, Indrit Shaqja u plagos.

 

Për gazetarët, ministri Manja u shpreh se i dënuari Sokol Mjacaj, autori i ngjarjes brenda burgut, ka vuajtur dënimin në IVP Peqin dhe shtoi se urdhëroi vendosjen e Mjacajt në regjimin e posaçëm 41 bis, për ngjarje të tjera që lidhen me të.

 

“Nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit, sepse, do të ketë, besoj, në orët në vazhdim, do të ketë një komunikim për opinionin publik, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Peqin. Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në IVP Peqin. Në IVP Peqin ka edhe regjim të posaçëm. Sot, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm, për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit.

 

Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar. Kjo është ajo që kam unë sonte për të komunikuar me ju. Mos më bëni pyetje që cënojnë hetimin. Unë jam këtu sonte, dhe do të jem edhe në ditët në vazhdim, për të nxjerrë përgjegjësitë administrative, përgjegjësitë penale i takojnë organeve të hetimit. Situata e rendit dhe e sigurisë në të gjitha burgjet tona është në kontroll. Sa i takon regjimit të posaçëm 41 bis, janë vendosur dy të parët, do të kemi të tjerë që do të vendosen në këtë regjim”, theksoi ministri Manja gjatë fjalës së tij.

 

Burimi: Lapsi.al


Detaje nga vrasja në burg/ Mjacaj e thirri në emër Lleshin dhe e qëlloi me tre plumba

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

 

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.

 

Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

 

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Lala bën me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

 

Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.

 

Burimi: Lapsi.al


Rinis bora, zbardhen Veriu dhe Juglindja e vendit

Veriu dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshje të dendura të dëborës. Flokët e bardhë kanë sjellë pamje magjepsëse nga zonat turistike në Korçë.

 

Bardhësia që ka mbuluar Dardhën, Voskopojën dhe Vithkuqin e më tej sjellin imazhe të rralla.

Pas situatës së krijuar në nëntor ku kompanitë e pastrimit të rrugëve u gjetën të papërgatitur, këtë radhë borëpastrueset kanë punuar edhe gjatë natës për të mbajtur hapur rrugët

 

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës ka qenë i përfshirë nga reshje shiu dhe në lartësinë mbi 700 m reshje bore.

 

Mëngjesi i kësaj të premte e ka gjetur Shishtavecin deri në 30 cm dëborë. Edhe Valbona u mbulua nga velloja e bardhë që në orët e para kapërceu 5 centimetër

Por ndërsa dëbora thërret për më shumë turistë që kërkojnë të shijojnë pamjet e mbuluara me të bardhë, nga ngrohtësia e oxhakur që ofrojnë shtëpitë e pushimit, në rrugë vijon kontrolli me mjete.

 

Kriposja e akseve dhe largimi i dëborës ka bërë të mundur që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa pengesa.

Megjithatë në zonat e përfshira nga ngricat policia apelon të përdoren zinxhirët.

 

Burimi: Ora News


Atentati në Sauk/ Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat: Ja kush ma vrau vëllanë

Sauku u trondit një vit më parë nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makinë u hodh në erë. Nga shpërthimi ndërroi jetë i riu Aleksandër Sadikaj.

 

Që prej vrasjes së tij, ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar. Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Ajo shkon më tej duke përmendur emrat sipas saj të vrasësve. Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, ky i fundit shoku i tij i ngushtë.

 

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,” -shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.

 

Burimi: Lapsi.al


Pushteti vendor/ 12 bashkitë me probleme financiare, 4 në vështirësi me borxhe

Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish komunat.

 

Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave.

 

Sipas të dhënave nga tabela e mëposhtme bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 % te shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin janë me probleme financiare pasi detyrimet e prapambetura arrijnë në 15-23% të shpenzimeve totale me 2022.

 

Në gjendje më të rënduar ishte Bashkia e Kavajës detyrimet e së cilës vitin e kaluar ishin sa 65.7% e buxhetit të vitit, ndërsa në radhë vjen Bashkia e Vorës detyrimet e së cilës në vitin 2022 ishin sa 39% e shpenzimeve të vitit. Referuar ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, evidentohen katër nivele të ndryshme të rasteve të vështirësive financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

 

Në nivelin e parë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

 

Në nivelin e dytë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi financiare kur vonesat në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta konstatohen edhe në muajin pasues të muajit të përcaktuar dhe vlera e stokut të detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta rritet progresivisht mbi nivelin prej 25 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara. Në nivelin e tretë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi serioze financiare kur borxhet afatgjata dhe detyrimet e papaguara ndaj palëve të treta përbëjnë mbi 80 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara, konstatimin e situatës së vështirësisë serioze financiare, 66 kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore njofton menjëherë këshillin e njësisë dhe Ministrinë e Financave.

 

Në nivelin e katërt njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në situatën e paaftësisë paguesve nëse nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar dhe/ose nëse raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të papaguara ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara është më i lartë sesa 1.3.

 

Drejtoria e Financave Vendore, për herë të parë në raportin e statusit të gjendjes financiare të vitit 2022, ka analizuar edhe situatën financiare për qarqet. Sipas raportit, për vitin 2022, 9 qarqe janë klasifikuar pa probleme financiare, qarku i Gjirokastrës është klasifikuar me probleme financiare, ndërsa qarku i Durrësit dhe Berat janë klasifikuar në vështirësi financiare.

 

Qarku Gjirokastër ka një nivel të detyrimeve të prapambetura në nivelin e 15.88% të shpenzimeve vjetore të miratuar dhe klasifikohet me probleme financiare. Situata më serioze paraqitet për qarkun Durrës, ku niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 31.86% të shpenzimeve vjetore të miratuara dhe për qarkun Berat niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 53.53% të shpenzimeve vjetor të miratuara./MONITOR

 

 

XS
SM
MD
LG