Colour Day Festival ose festa pagane hindu "Holi", mënyra e re tinëzare për të promovuar LGBT në rininë shqiptare!
Nga: Floriar Arapi
Prej vitit 2018 në Tiranë ka filluar të festohet një festë, e cila quhet Colour Day Festival, ose shqip Festivali i Ditës së Ngjyrave. Kjo festë apo ky festival ka filluar të festohet me këtë emër edhe në Kosovë dhe prej vitit 2015 edhe në Greqi. Karakteristikë e kësaj feste është se të rinjtë, kryesisht adoleshentet e shkolles se mesme, mblidhen ne koncertet e organizuara nga bashkia e Tiranës dhe lyhen me bojra të ngjyrave të ndryshme.
Origjina e kësaj feste është feja idhujtare hindu në Indi. Ajo njihet me emrin “Holi” ose ndryshe Festivali i Ngjyrave, Dashurisë dhe Pranverës. Sipas besimit hindu ajo feston dashurinë e përjetshme dhe hyjnore të perëndisë Radha dhe Krishna dhe gjithashtu nënkupton triumfin e së mirës mbi të keqen pasi përkujton luftrat midis idhujve hindu dhe fitoren e njerit prej tyre, (Vishnu si Narasimha Narayana mbi Hiranyakashipu). Kjo festë nuk ka një ditë te caktuar fikse të saj, por festohet në pranvere, psh këtë vit në Indi aji u fesua ne datat 8-9 Mars, kurse tek ne, në datën 20 Maj.
Kjo festë idhujtarie është festa me e re që vjen e shperndahet ne brezat e rinj në perendim sikurse festa dhe besime të tjera pagane të shperndara nga elitat sekulariste dhe antifetare perendimore.
E veçanta e kësaj feste pagane të dale në skenë vitet e fundit duke u pompuar dhe promovuar fuqishem, është se ajo po shfrytëzohet në mënyrë tinezare për të promovuar homoseksualizmin tek brezat e rinj, në disa disa vende te botës dhe konkretisht në Shqipëri. Ky promovim realizohet nëpërmjet përzjerjes se kësaj feste me paradat e homoseksualeve duke shfrytezuar ngjasherine e simbolve të tyre, ngjyrat, tek te dyja, tek Lgbt dhe tek kjo festë. Pra ne fakt promovimi i kësaj feste (se ngjyrave) duket me tepër si mënyrë për të masivizuar pjesëmarrjen në paradat e homoseksualeve.
Të marrim më hollësisht rastin e Shqipërisë. Në datën 20 Maj, në Tiranë janë organizuar të dyja festat megjithëse pa u deklaruar që ato kanë lidhje me njera tjetren, festa idhujtare “Holi” ose ndryshe Colour Day Festival (Festivali i Ditës se Ngjyrave) dhe parada e krenarisë e komunitetit homoseksual.
Festa e Ngjyrave (Holi) organizohej te sheshi Skenderbej dhe lulishtja përballë Bashkisë, kurse parada Lgbt 100 metra më larg përpara Ministrise së brendshme.
Duke përdorur bojra dhe ngjyra të njëjta shumë te rinj nuk e kuptonin se ku ndodheshin dhe mund ta gjenin veten pa vetedije brenda parades Gay.
Në disa raste të rinjte edhe nëse e benin dallimin ndërmjet këtyre festave, gëzimi dhe dehja e koncertit të festës së ngjyrave ku merrnin pjesë, i bente të ishin të pakujdesshem nëse perziheshin dhe bashkoheshin edhe me homoseksualet në festime e tyre.
Koncerti ku festohej festa e ngjyrave, ishte masive me rreth 60 mije te rinj, të cilët lyheshin me ngjyra dhe shetisnin nëpër rruget e Tiranës. Tek parada lgbt ishin pak njerëz, mbase 100 maksimumi 200 vete, te cilët festonin me ngjyrat e ylberit, të lyer ose jo dhe me flamujt me ngjyra. Nëpërmjet kësaj perzirjeje, tek pjesa tjetër e popullsisë perçohej mesazhi se këtu po kryhet një paradë e madhe e homoseksualeve.
Koncerti i Festivalit te Ngjyrave zgjaste 10 ore, ndërkohë që brenda kësaj kohe parada gay filloi dhe mbaroi, dhe një pjesë e homoseksualeve që merrin pjesë dolën nga koncerti dhe u futen serish aty kur mbaruan, bashke me flamujt e tyre.
Te rinjte e gjeten veten pa kuptuar mes flamureve të homoseksualeve, të lyer me ngjyrat e tyre dhe në anë ndonjërit prej tyre që tundnin flamuret dhe trupin.
Kjo ishte ajo që ndodhi në 20 Maj në Tiranë. Përveç kësaj një pikë tjetër e përbashkët e te dyjave (festimet Holi dhe LGBT) jane emertimet të cilat përdorin për festat dhe për vetet e tyre komuniteti Lgbt siç janë; njerezit e ngjyrave, komunitetit i ngjyrave apo edhe festa e ngjyrave. Pra në nënvetedijen e adoleshenteve shqiptare ngulitet se ata që në rininë e tyre kanë qenë pjesëmarrës në festat e ngjyrave bashke me homoseksualet.
A ishin këto një organizim i planifikuar i Bashkisë apo të rastësishme ?
Përzjerja e këtyre dy aktiviteteve nuk është e rastësishme sepse kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, në të njëjtën formë. Të rinjte janë gjendur të lyer me te njëjtat ngjyra dhe midis flamujve të lgbt, pa i lajmeruar askush për këtë gjë më parë. Duket qartë se qëllimi i drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, është që ta bëj ditën e paradës gay, një ditë feste të madhe rinore, ku të rinjtë në një formë apo në një tjetër të jenë pjesëmarrës në të.
Kjo formë pabesie për të promovuar lgbt po përdoret për të katertin vit me radhë (përveç vitit te pandemise) nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliaj. Veliaj sikurse edhe shumë nga politikanet shqiptarë janë të gatshem të pranojne cdo zakon, traditë apo kërkesë të perëndimorëve, pa i futur më parë në filtrat e parimeve morale apo kombëtare. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë një bosht të qëndrueshëm parimor e kombëtar dhe për shkak të inferioritet te plotë që kanë ndaj tyre.
Parada e homoseksualeve organizohet në Shqipëri prej 12 vjetesh. Mbeshtetes i parë i saj ishte ish-kryeministri i ashtëquajtur i djathte Sali Berisha. Gjithashtu Berisha, ishte kryeministri i parë i djathte në botë, i cili mbështeti dhe premtoi të legalizonte martesat homoseksuale. Kjo ndodhi përpara zgjedhjeve të vitit 2013.