Lidhje


Identikit i atyre që guxojnë të djegin fjalën e Zotit

Nga Alban Gorishti/ Salwan Momika është një i krishterë Irakian me origjinë, i cili u përball me kritika të ashpra globale për djegien e Kuranit në Suedi gjatë procesit të anëtarësimit të vendit në NATO, shkoi në Norvegji pasi Stokholmi refuzoi të rinovonte lejen e tij të qëndrimit, u arrestua të enjten dhe përballet me mundësinë e ridëbimit në Suedi. Salwan Momika, i tha Agence France-Presse (AFP) javën e kaluar se ai ishte larguar nga Suedia për në Norvegji, ku kishte planifikuar të kërkonte azil. Sipas një vendimi të Gjykatës së Qarkut të Oslos, Momika u arrestua më 28 mars – një ditë pasi mbërriti. Në vendimin e gjykatës, ajo tha se "një dëbim do të bëhet sapo të vendosen marrëveshjet formale dhe praktike". Por duke qenë se ai nuk zotëron leje qëndrimi rrezikon të dëohet edhe nga Suedia drejt Irakut.

 

Ai është shfaqur në video me veshje të milicisë duke u zotuar për besnikëri ndaj Brigadave të Imam Aliut, krahut të armatosur i një Lëvizjeje ekstremiste të Irakut që vepronte nën PMF. Më pas ai u paraqit si oficer i një milicie të quajtur Brigada e Shpirtit të Zotit Jezus, Biri i Marisë. Ai ishte gjithashtu themelues i partisë politike Unioni Demokratik Sirian dhe Forcat Siriane Hawks, një milici e armatosur e krijuar në vitin 2014 që ishte e lidhur me milicinë pseudo-kristiane Brigadat e Babilonisë.


Gazeta lokale Aftonbladet pretendoi se ai u dënua në vitin 2021 për kërcënimin e një azilkërkues nga Eritrea me thikë ndërsa qëndronte në shtëpinë e akomodimit. Në një intervistë me agjencinë suedeze të lajmeve TT, Momika pretendoi se veprimet e tij ishin "gjest filozofik, jo një akt urrejtjeje".Duke jetuar në Suedi që nga viti 2018, 37-vjeçari Momika, i cili e quan veten "ateist liberal", e ka bërë veten të njohur si një zjarr anti-islamik.


Historik i shkurtër rreth bëmave të tij:


Më 21 qershor, ai dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi.


Më 20 korrik, jashtë ambasadës së Irakut në Suedi, ai hodhi një kopje të Kuranit dhe flamurin irakian në tokë dhe i shkeli ato, duke djegur më vonë një Kuran jashtë Parlamentit Suedez më 31 korrik.


Momika gjithashtu organizoi një djegie tjetër të Kuranit jashtë ambasadës iraniane në fillim të gushtit dhe një tjetër para xhamisë së Stokholmit të enjten e kaluar.
Shërbimet suedeze të sigurisë kanë thënë se situata e sigurisë në vend është përkeqësuar pas djegieve të vazhdueshme të Kuranit.


Siç shihet nga ato që dihen për Momikën, është e qartë se identikiti i tij është i mbushur me ekstremizma dhe çartisje mendore. Faktikisht ajo që ky "liberalo-ateist" dëshiron të arrijë me veprën e shëmtuar të djegies së Kuranit ka qenë interes i qartë. Por po ashtu sikurse duket nga jeta e tij e lëkundur dhe e mbushur me peripeci identitare, Momika nuk i ka bërë llogaritë mirë. Pavarsisht qëndrimeve anti islame të perëndimit, ajo me të cilën sot Momika po përballet është një përndjekje e radhës e cila rrezikon të "kurorzohet"me deportimin e tij në Irak. Aty ku nëse e deportojnë e pret një vdekje e sigurtë.


Duket se Momika ka shpresuar që nëpërmjet djegies së Kuranit të përfitonte lejen e qëndimit në një nga shtetet Evropiane, por pas shumë dënimeve që tërhoqi veprimi i tij nga mbarë instancat botërore, vendet e Europës perëndimore duket se kanë vendour ta braktisin Momikën duke mos rrezikuar krisje në mardhëniet e tyre diplomatike.


Momikën tashmë ka për ta shoqëruar një kalvar i gjatë spostimesh dhe deportimesh, ashtu sikurse edhe jeta e tij e mëparshme duket se ishte e mbushur. Përtej urrejtjes Momika, duke qenë një ateist i thekur, nuk ka futur në llogari origjinën hyjnore të Kuranit por e ka menduar thjesht si një tubim fletësh të pakuptimta. Ngjarjet që pas djegies së Kuranit duket se kan qenë penalizuese për personin e tij, duke futur këtu edhe disa raste agresionesh nga njerëz të ndryshëm. Ajo që shfaqet në horizont për të nuk ësht aspak optimiste, këtu më kujtohet fjala e poetit :O ti, që mundohesh të goditësh qiellin për ta copëtuar, Ruaje kokën tënde, e mos të të dhimbset qielli.


Në të kaluarën kemi parë se çfarë ka ndodhur me ata që kanë ofenduar Zotin, Islamin apo ndonjë simbol të tij, madje këtu është me vlerë të përmendet rasti i njeriut që gënjeu për islamin dhe ofendoi pejgamberin sesi pas vdekjes edhe varri e nxirrte mbi dhe dhe nuk e pranonte në brendësinë e vet, derisa njerëzit detyrua ta linin ashtu pa varr. Po ashtu kemi lajmin e Kisras, perandorit romak, që e shqeu letrën e të Dërguarit dhe e përqeshi atë. Pas një kohe shumë të shkurtër, Allahu e asgjesoi Kisraun dhe e shpartalloi pushtetin e tij. Pas kësaj perandoria e tij kurrë më nuk u ngrit.


Njerëz si Momika më kujtojnë hebrenjtë e kohës profetike të cilët vranë pejgamberët e tyre, shanë dhe trilluan për ajetet dhe ligjet e Zotit duke i tejkaluar kufijtë në të gjitha drejtimet. Ashtu sikurse ata, Momika nuk mundet të jetojë me dinjitet dhe liri pas një vepre të tilllë vetëm se nëpërmjet një mbrojtjeje njerëzore, nga ndonjë aleat i fuqishëm (Europa në rastin e tij). Për hebrenjtë Allahu thotë :“Mbi ta është poshtërimi kudo që të jenë, përveç kur janë nën mbrojtjen e Allahut ose nga njerëzit. Ata kanë tërhequr mbi veten e tyre zemërimin e Allahut dhe mbi ta është vetëm shkatërrimi. Kjo ngaqë ata gjithnjë mohuan ajetet e Allahut dhe vranë pejgamberët padrejtësisht. " Alu Imran, 112


Ky ishte një identikit i shkurtër i atyre sikurse Momika, vetëm se islami është fe e moralit dhe Kurani ka Zot që e mbron atë, ndaj nuk mundet dot që thelbi i njeriut (morali) të shajë dhe refuzojë thelbin e Kuranit (moralin) pa u dënuar qoftë në këtë botë apo në tjetrën. Ajo që shoh (dhe do ta shohin dhe të tjerët) është se fatkeqësia do vazhdojë ta shoqërojë atë, kudo që të ndodhet. Aq më tepër çdo fatkeqësi e radhës për të ka për të qenë publike sikurse edhe fatkeqësia që e kaploi në momentin që dogji librin e Zotit, Kuranin.


Kjo nuk ka të bëjë vetëm me emocionet apo ndjeshmëritë e dikujt por mbi të gjitha me realitetet dhe historitë, realitete që konfirmojnë se AI që e ka zbritur Kuranin (ALlahun) AI do ta mbrojë atë, ndërsa aspekti historik ka konfirmuar fillim apo fund të hidhët për këdo që mendon se mbrojtja e Kuranit është në dorën e njeriut të dobët.


Identikiti i atyre që guxojnë të djegin fjalën e Zotit, nuk ka qenë kurrë i burrave të moralshëm, të mirë apo të përgjegjëshëm, por ai i pacipëve dhe delirantëve karakterial me një urrejtje patologjike gati djallëzore.Ndaj ruajuni djallit me të vërtetë ai i "djeg" piromanët e së shenjtës në thellësitë dëshëpëruese të hendeqeve plot zjarr  të ateizmit ndërsa në ferrin e veprave të tyre të poshtra në botën tjetër.

 

 

XS
SM
MD
LG