Shikimi tinzar i një vrasësi buzagaz
Nga Alban Gorishti/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau në mënyrë të pashpjegueshme me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj. Një vrasje që duhet thënë se tronditi mbarë opinionin publik jo vetëm për nga dinamikat por edhe për nga arsyet dhe banaliteti i çastit. Nga ajo që u pa nga kamerat e sigurisë pasi shkëmbyen pak fjalë 23-vjeçari doli me armë zjarri në dorë nga makina dhe sulmoi menjëherë policin duke e i shkaktuar atij vdekjen pa i dhënë mundësi të mbrohet. Vetëm disa sekonda e ndanë jetën nga vdekja, disa sekonda që nga momenti që nga kontakti viziv e deri tek ekzekutimi gjakftohtë. Po ta mendosh edhe materializimi i një veprim nga më të rëndomtët, si për shembull hedhja e një hapi, kërkon mendim disa herë më gjatë, ndërsa vrasja e një qenie të gjallë e të vlerësuar sikurse është njeriu, polici, i riu, u thjeshtua brenda kornizës së një akti kaq të pakuptimtë saqë as “akrepat e sekondave nuk mundën dot ta përfshinin në numërim”.
Pas disa ditësh kërkim vrasësi buzagaz u dorzua në polici ku gjatë dorëzimit ai u pa të buzëqeshte me një shikim tinzar i cili “hedh dritë” mbi trajtat e fshehta të një personaliteti tinzar që “i flasin sytë” para se ti shquhen veprat. Nga ajo që kam lexuar rreth psikologjisë kriminalistike është se shpesh vrasësve u mungon empatia/vlerësimi për të tjerët dhe mund të mos ndjehen fajtorë për veprimet e tyre. Ndërsa qeshja mundet të jetë element i dukshëm i ndonjë sociopatie ose mundet të tregojë që thelllë thellë Azganit i është fryrë pikërisht ky emër që përçon njëfarë ndjenje madhështie, ndoshta për të fshehur vogëlsi dhe sociopati karalteriale. Po sipas analizës psikologjike e cila tenton të futet në mendjen e një krimineli, një buzëqeshje nuk pasqyron gjithmonë lumturinë. Në disa kontekste, mund të jetë një reagim nervor ose një mënyrë për të maskuar ndjenjat e vërteta, ajo që mendoj në këtë rast është se frika dhe komplekse inferioriteti apo trauma fëmijërie janë ato që shpesh shoqërojnë akte të tilla, ato që mbështillen nga buzëqeshje të tilla tinzare.
Por pse mos ta kthejmë problematikën edhe nga ana tjetër e medaljes, duke marrë si pikë takimi ambjentin, rrugën, fshatin, Shqipërinë. Faktikisht këto nuk janë sytë e parë tinzar që shoh të kryejnë akte të tilla, që herët ky vend ka strehuar makabritete të tipit “wild west”, situata dhe elementë që më shpejt kanë shkrepur armët sesa mundet ti kenë thënë njëri tjetrit mirëmbrëma apo mirëmëngjes. Fëmijët e këtij vendi janë rritur duke perceptuar se të jesh i fortë, pra kriminel, është virtyt ndërsa të jesh njeri që nuk bie askujt në qafë, është dobësi dhe mungesë identiteti. Siç po ashtu janë rritur duke shpresuar gjërat më të gabuara apo duke ëndërruar “zjarre” imagjinarë, derisa me rritjen u mbarsën me steriotipe përbuzëse ndaj tjetrit që jeton ngjitur apo larg tyre. Ky nënvlësim apo “llasitm social” në fund është karburanti më i efektshëm i këtyre fataliteteve. Askush nuk mundet të futet dot në mendjen e një vrasësi por një vrasje kaq e ftohtë nuk është asnjëherë e çastit, asnjëherë e pamenduar. Nëse një dite të trazuar me shi i paraprinë kushte të caktuara metereologjike ngjashëm edhe mendësia kriminale fryhet nga faktorë të jashtëm e të brendëshëm, prej tyre ndikimi i rrethit të ngushtë familjar dekurajojnë apo inkurajojnë drejtësi apo padrejtësi, llogjikë apo irracionalitet, egërsi apo falje etj. Nuk e besoj kurrë, teksa shoh atë buzëqeshje dhe siguri, që kjo rritje të jetë shoqëruar me fjalë prindërore të llojit “falja është më e mirë sesa hakmarrja” apo “sjelllja e mirë të nderon” etj.
Duke parë sesi e trajtuan të fërmit e tij gjatë periudhës së arratisë si dhe pas vetë dorëzmit unë nuk e besoj se ai ka qenë i lumtur. Kush ma jep këtë siguri? Shkenca! Përgjithësisht vrasësit shpesh rezultojnë pozitivë për sa i përket niveleve jonormale të kimikateve në trupin e tyre të lidhura me depresionin ose sjelljen kompulsive, serotonina një nga hormonet që nxit lumturi të shëndetshme është prej tyre.
Efekti i serotoninës - një kimikat i stimuluar për të penguar sekretimin e acidit të stomakut - shërben si një neurotransmetues në funksionimin e trurit dhe ndikon në sistemin nervor qendror. Serotonina nënshtron (ul) sjelljet agresive. Pra, rritja e niveleve të serotoninës mund të sjellë reduktim të dhunës. Disa agresorë serialë është konstatuar se u mungon transmetimi i serotoninës, gjë që mund të shpjegojë natyrën e tyre agresive. Ajo që disa studime sugjeorjnë është se sociopatia apo mungesa e empatisë për tjetrin, për shembull, mund të zhvillohet që në vegjëli.Në këtë kontekst ne jemi shoqëri që po ulim dozat e seratoninës duke rritur ato të maskarallëkut pikërisht duke ushqyer një ambjent ku mungesa e vlerësimit të tjetrit dhe bullizimi i mendësisë kulturologjike predominojnë çdo cm të bashkveprimit social. Ndërsa aspektet mediatike të jetës e kanë shpënë këtë toksicitet social në ekstreme të papara ndonjëherë.Nëse sot e kam të lehtë të imagjinoj një kasap që lexon libra, duke qenë se aftësimi profesional është kategori sociale , nuk e imagjinoj dot një patronazhist pa kurfarë aftësimi personal të zhvillojë ndonjë interes kulturor në dobi të njerëzizë, duke qenë se sytë që shohin dhunën si zgjdhje primare kanë për të mbetur kategori pa informacion, pa synime. Ndaj shoqëria jonë po vuan emocionalisht si pasojë e mungesave që shtrihen në kohë dhe hapësirë. Shikime të tilla fillojnë që nga “barku” ndaj kujdesi ndaj asaj që konsumojmë duhet të jetë shumë më primar sesa çdo politikë tjetër e munguar sociale.
Por pyetja që shtroj këtu është se si mundet të ngrihet niveli i lumturisë duke ulur nivelin e tinzarisë kur ajo që konsumojmë përditë është incitim në dhunë dhe urrejtje patologjike?