Lidhje


A ishte Eurovision 2024, Eurovizioni më i politizuar i të gjitha kohërave?

Nga standardet e supozuara të dyfishta tek diskriminimi pozitiv, konkursi më i madh dhe, ndoshta më i famshëm, muzikor i Evropës u përball me maksimumin e kritikave gjatë evenimentit të këtij viti. Eurovision 2024 u mbyll javën e kaluar në Malmo, Suedi, mes një përzierjeje të trazuar protestash masive, bojkotesh dhe mesazhesh politike, pavarësisht motos së këtij viti: "Të bashkuar nga muzika". Çështja nëse Eurovizioni është një eveniment politik ka ngjallur prej kohësh një debat të nxehtë, por asnjëherë nuk është zgjidhur plotësisht. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) me bazë në Gjenevë, i cili mbikëqyr Eurovizionin, ripohoi qëndrimin e tij si një "organizatë muzikore jo-politike".

 

Megjithatë, çdo veprim i tyre tregon të kundërtën.

 

Si përdoret Eurovizioni për të promovuar vlerat evropiane?

 

Nga përzgjedhja e vendit pjesëmarrës deri tek shfaqjet brenda dhe jashtë skenës, Eurovision funksionon sipas grupit të vet të rregullave.

 

Pavarësisht se është i ndarë nga BE-ja, Eurovision Song Contest është i lidhur ngushtë me diplomacinë publike të BE-së.

 

Ekspertët i thanë TRT World se BE e sheh ngjarjen si një platformë strategjike për të promovuar vlerat dhe parimet e saj, duke përdorur sponsorizimin dhe përpjekjet e diplomacisë publike për ta bërë këtë.

 

Një komentator i Eurovizionit, Dr Dean Vuletic, thotë: "Këtë vit, BE-ja sponsorizoi një ngjarje në qytetin universitar të Malmos, në të cilin pati diskutime në panel dhe biseda rreth Eurovizionit dhe BE-së."

 

"Nëse kthehemi në fund të viteve 1980 dhe 1990, paraardhësi i BE-së, Komuniteti Evropian, madje sponsorizoi disa edicione të Eurovision Song Contest për të promovuar vitet e tij evropiane," thotë Vuletic, shkrimtari i librit të titulluar Evropa e pasluftës dhe “Eurovision Song Contest”, .

 

Kjo bie në zonën e "ndikimit të butë ", sipas Filiz Cicioglu nga Universiteti Sakarya.

 

"BE përdor diplomacinë publike, veçanërisht fuqinë e butë, në shumë rajone për të promovuar vlerat dhe idealet e saj," thotë Cicioglu.

 

Ali Murat Kirik, kryetar i Universitetit Marmara, nga ana tjetër, e vlerëson konkursin si një "mjet të diplomacisë publike për të promovuar diversitetin dhe unitetin e Evropës".

 

“Për shumë vende evropiane, Eurovizioni nënkupton festimin e identitetit dhe vlerave evropiane”, thotë Kirik për TRT World.

 

Politika fillon aty ku EBU e thotë këtë

 

Mijëra vetë marshuan në Malmo për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën pas pushtimit të Gazës, ku më shumë se 35,000 palestinezë janë vrarë gjatë shtatë muajve të fundit.

 

Protestuesit e jashtëm dhe të brendshëm u përpoqën të shprehnin pakënaqësinë e tyre.

 

Megjithatë, çdo demonstrim në solidaritet me palestinezët të cilët po vuajnë pushtimin izraelit ishte rreptësisht i ndaluar që nga dita e parë, me çdo thirrje për paqe që konsiderohej "politike".

 

Siç u pa në finalen e madhe, aleati perëndimor, Izraelit iu rezervua një trajtim i veçantë, duke përfshirë përdorimin e duartrokitjeve të rreme në mediat kryesore për të maskuar zhurmat dhe thirrjet për një Palestinë të lirë gjatë performancës së tyre. Shumë garues dhe anëtarë të audiencës vunë në dyshim se si mund të konsiderohej thirrja për paqe "politike", veçanërisht kur ekipi i Izraelit, me një referencë të hapur politike, u tall me brohoritjet dhe thirrjet për një Palestinë të lirë me shpërthime të qeshura në sfond.

 

Në një deklaratë të lëshuar më 31 janar 2024, Drejtori i Përgjithshëm i EBU, Noel Curran, theksoi se Eurovision Song Contest është një "organizatë muzikore jopolitike", duke thënë shprehimisht, "Nuk është një garë mes qeverive".

 

Dr Vuletic thotë se konkursi u krijua "për të promovuar bashkëpunimin midis vendeve përmes muzikës dhe televizionit popullor".

 

"Vetë koncepti pas konkursit nuk është politik," ripohon ai. Megjithatë, “Eurovizioni ka qenë gjithmonë i ngatërruar në politikën e kohës së tij”./trtworld

XS
SM
MD
LG