Kleriku 'sponsored' dhe rivaliteti i 'minutës së fundit' nga pastori pro-zionist
Nga hoxhë Florian Leli
Nuk i ka hije myslimanit dhe as nuk i lejohet të dalë në manifestimin e ditës së enjte të pastorit Akil Pano pro jetës. Pro jetës do të thotë të mos mbash anën e kriminelëve vrastarë. Mjafton tallja që ky pastor bëri me viktimat myslimane të spitalit Shifa në Gazën martire duke shfajësuar tërësisht agresorin sionist dhe duke ua hedhur fajin vetë viktimave. A nuk ishin ato familje e fëmijë që gëzonin të drejtën e jetës? A një person i tillë është pro jetës! Me sa fytyrë e faqe do t'i dalin Allahut përpara në ditën e llogarisë, ata myslimanë që do të jenë të pranishëm në atë manifestim?!
Për më tepër ky manifestim u 'gatua' shpejt e shpejt për të rivalizuar manifestimin e ditës së xhuma dhe iniciativën e marrë nga disa shqata myslimane.Vëllezër myslimanë! Ne duhet të mbështesim kauzat tona. Ne duhet të jemi në ballë të ngjarjeve dhe aty ku na takon, në krye të vendit. Nuk është e pranueshme për ne si myslimanë që përfaqësojmë komunitetin më të madh të shqiptarëve ndër shekuj, të udhëhiqemi nga një pastor që nuk përfaqson as 0.5% të shoqërisë sonë, rreth të cilit ka shumë dritëhije dhe që në realitet përfaqëson një agjendë të huaj.
Kush dëshiron të mbështesë kauzat le të mbështesë iniciativën dhe përpjekjet e atyre që u takon të jenë në pararojë. Shpresoj edhe mirëkuptimin e hoxhallarëve dhe aktivistëve myslimanë në këtë pikë. Allahu na dhëntë neve dhe juve sinqeritet, largëpamësi dhe mirësi nga mirësitë e tij të shumta!
Vetëm një javë më parë, ky koalicion, koalicioni Pro Jetës mbështeste haptas themelimin e Izraelit si shtet, themelim i cili është përmbushur me derdhje gjaku të pafajshëm, me masakra, rrëmbime dhe dëbime të palestinezëve nga trojet e tyre. Masakrat shfarosëse në Palestinë kanë një shekull që kanë filluar dhe vazhdojnë, si një fli për formimin e këtij shteti famkeq.
Për ata që kanë dyshime. Rryma ungjillore që Akil Pano ndjek, është një nga lobet më të fuqishme mbështetëse të Izraelit në USA dhe në Perëndim, madje kjo mbështetje është bërë pjesë e besimit dhe kredos së tyre. Për ata që kanë dyshime ja ku është argumenti
https://www.facebook.com/share/p/3wvSyUsajvUruw5J/?mibextid=oFDknk