Lidhje


....dhe asnjëri prej jush të mos kthejë kokën pas.......

 Nga Alban Gorishti

 

Një ngjarje e pështirë dhe njëkohësisht e rrezikshme ka ndodhur në Shqipëri këto ditë, ku një çift i komunitetit LGBT...iu imponua mbarë opinionit në një çartisje të paprecendentë që rrezikon edhe atë pak natyrshmëri që me gramaturë i ka ngelur “tavolinave” psikosociale të këtij vendi . Një guxim i rrezikshëm për nga lloji dhe manifestimi.Por sikur mos të mjaftonte ky celebrim surrogat para disa ditësh në eminsionin opinion u ftua çifti i grave lezbike për të dhënë versionin e tyre “të ngjarjes”, sipas drejtuesit të emisionit ato nuk mundet të paragjykohen pa i dëgjuar se çkanë për të thënë . Faktikisht ato fjalët i ezauruan duke marrë këtë hap të kallëpizuar me forma tradicionale dhe marketing epruvetash apo eksperimentesh in vitro.

 

 

Duhet thënë se homoseksualiteti (qoftë në aspektin brenda gjinisë mashkullore qoftë femërore) u prezantua në botë nga njerëzit e Lutit - asnjë në historinë e njerëzimit nuk e kishte përjetuar apo praktikuar homoseksualitetin përpara Sodomës. Kjo praktikë e turpshme ishte normë në mesin e këtij kombi, dhe e gjithë popullata u angazhua në të. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për sjelljen e tyre, folën hapur për të dhe u përfshinë në këto sjellje imorale hapur duke promovuar një ves që në fund të ditës është brenda sferës intime dhe jo publike.

 

 

Profeti Lut lindi në vitin 1980 para Krishtit në Irakun e sotëm dhe vdiq në vitin 1805 para Krishtit në moshën 175 vjeçare. Hazret Luti predikoi rrugën e drejtë. Pejgamberi Lut u  tha njerëzve të Sodomës: Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve  e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.” Shu’ara 165-166. Ata nuk praktikonin vetëm homoseksualizmin por thuhet se ishin edhe kaçak dhe u dilnin karvanëve të udhëtarëve para duke i plaçkitur ose vrarë padrejtësisht.

 

 

Sot karvani LGBT dëshiron të vrasë karvanin e familjes dhe pasardhësisë së natyrshme, kërkon ti plaçkisë pafajsinë fëmijëve tanë, kërkon ti dalë para me lloj lloj mediash dhe argatësh publik të cilët kërkojnë të tjetërsojnë vlerat e pranuara botërisht qoftë nga religjonet por edhe nga historia njerëzore. Ajo histori që njohu dhe pranoi natyrshëm modelin heteroseksual si një model vlerash dhe natyrshmërie nëpërmjet të cilit zgjaten filizat e jetës dhe trashgimisë shpirtëtore.

 

Sot përveç unioneve homoseksuale, i shtohet kësaj maskarade edhe surrogacia si kufiri i fundit midis moralit teknologjik dhe teknologjisë të pamoralshme. Një fenomen i pështirë në të cilin fëmija, si eksperiment në epruvetë detyrohet të privohet nga dyjësi i ndryshëm duke iu imponuar njëjësi i pamoralshëm. Si do të raportohet një fëmijë me figurat e kahmotëshme prindërore në këtë homogjenezë të llahtarshme? Si do ta quajë babën e vet? Donator, prindi 2 apo klienti nr...? Ky tmerr laboratorik të kujton njëmend historinë e popullit të Lutit, një popull i egër për të shndërruar dhe shkatërruar çdo normalitet që i kujton atyre se nuk janë aspak normal. Për këtë na flet edhe Kurani kur thotë për situatën e vështirë në të cilën u gjend profeti Lut me popullin e tij kur këta të fundit gati ia plaçkitën shtëpinë për të arritur deri tek akti i poshtër, deri tek djelmoshat udhëtarë që ishin strehuar në të.

 

Rreth vitit 1897 p.e.s., engjëjt (Xhibraili, Mikaeli dhe Israfili) erdhën për të shkatërruar popullin e Lutit duke marrë pamjen e disa djemve të bukur ata qëndruan në shtëpinë e Lutit. Askush nuk e dinte se ata kishin mbërritur në shtëpinë e tij derisa gruaja e Profetit Lut  shkoi tek ata dhe u tha atyre për praninë e 3 djemve të bukur. Njerëzit e komunitetit LGBT u mblodhën para shtëpisë së profetit në mënyrë që ai tia dorëzonte djemtë e bukur për të përmbushur dëshirën e tyre seksuale.

 

 

Engjëjt i thanë profetit Lut se gruaja e tij nuk do të mund të shpëtonte veten pasi ajo do të ishte në mesin e atyre që Allahu do t'i mallkonte. Por përse ky përfundim ? Allahu na thotë në suren Hixhr për Lutin vajzat dhe gruan e tij. “Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë kokën mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.” Por gruaja e tij u kthye me kërshëri për atë popull dhe veprën e tyre të shëmtuar. Një interesim apo tolerancë për një vepër që flet vet dhe nuk ka çfarë të shpjegojë apo interpretojë me fjalë. Diçka që apriorisht i hiqet një kryq dhe kurrësesi nuk ftohet në emsione televizive për të shpjeguar versionin e tyre. Sikurse bamirësia është një ndjesi dhe vokacion që nuk kërkon shumë komente por akte, ngjashëm edhe përçmimi i kësaj vepre është i natyrshëm, pikërisht për më mos krijuar dyshime në mendjet e brishta të breznive ashtu që i poshtri të imponojë poshtërisinë dhe politikat e liga ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Nuk ka aspak nevojë që të shohim pas, e as të intrepretojmë mediatikisht si-të dhe përse-të!

 

 

Gruaja e profetit Lut shikoi prapa dhe u bë si një shtyllë kripe dhe e përfshiu ndëshkimi sikurse edhe pjesën tjetër të asaj shoqërie të kripur me denatyralitet. Kjo sepse zemra e saj anoi, u interesua ndaj një poshtërsie duke u aktivizuar që ato qenie të ulta të praktikonin veprën e shëmtuar edhe pse ajo nuk ishte sikurse ata. Ndërsa sot po i jepet vëmendje një fenomeni të ligë, një monstruoziteti (përfshi edhe surrogacinë që po promovojnë me vajzën që kanë sjellë në jetë) i cili po na rrezikon familjen, normativën e fundit hyjnore në mesin e shoqërive moderne përballë paganizmit shpirtëror dhe prozelitizmit seksual, kam frikë se po veprohet njëlloj sikurse veproi gruaja e Lutit. Ajo justifikoi, u interesua për një risi kozmologjike , një tjetërsim dhe shafitje ashtu sikurse sot emisione dhe gazetarë po interesohen dhe po bëhen kuriozë. Por ajo me të cilën u urdhërua gruaja e Lutit (bashkë me Lutin dhe vajzat e tij) ishte lenia pas e tërë asaj poshtërise, mos hedhja e shikimit pas duke injoruar dhe njëkohësisht dënuar atë vepër të ulët.

 

Ashtu që ndëshkimi, të cilin e meriton kjo vepër, mos të na përfshijë si komunitet neve dhe pasardhësit tanë kujtoni këshillën hyjnore ....dhe asnjëri prej jush të mos kthejë kokën pas.......po ashtu kujtoni përmbysjen e madhe të atij populli para se përmbysja të na përfshijë papandehur edhe ne... “e përmbysëm anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur) si gurë.” Hixhr 74

XS
SM
MD
LG